Pas blerjes së “Javelin” Vuçiç i kundërpërgjigjet Kosovës: Serbia do të armatoset…

0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç të shtunën ka mbajtur një konferencë për media lidhur me kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave antitanks “Javelin”, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas tij, SHBA-të po fuqizojnë Forcën e Sigurisë së Kosovës.

“Këtë po e bëjnë ekspertët e mëdhenj të cilët do të jenë si mendërisht ashtu edhe fizikisht tepër të gatshëm. Amerikanët dhe NATO-ja këtë po e bëjnë në mënyrë jashtëzakonisht serioze dhe të përgjegjshme. Ata do të formojnë forca jashtëzakonisht të forta”, u shpreh Vuçiç në një deklaratë për media nga Agjencia e Sigurisë Ushtarake në Beograd.
Ai tha se Serbia do të armatoset për të “parandaluar çfarëdo agresori”.

“Kemi 186 milionë euro në dispozicion dhe do t’i shpenzojmë menjëherë në blerjen e tetë mjeteve ‘Nore’ dhe do t’i blejmë menjëherë”, ka thënë Vuçiçi.

Ai ka akuzuar Kosovën se ka qëllim t’i eliminojë serbët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu