Pas deklaratës së Ramës, reagon Haradinaj: Kosova t’i strehojë afganët dhe të jetë pranë SHBA-së

0

Ish kryeministri i Kosvës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili tha se Shqipëria ka pranuar kërkesën e Amerikës për të strehuar afganët.

Haradinaj me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se Kosova duhet të jetë vullnetare në strehimin e disidentëve afganë dhe të jetë pranë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, siç ata qëndruan pranë Kosovës dhe riatdhesuan kosovarët nga Siria.

“Kosova të jetë vullnetare në strehimin e disidentëve afganë dhe të jetë pranë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ashtu siç ishin ata pranë nesh, kur riatdhesuam shtetasit e Kosovës nga Siria,” shkruan Haradinaj në postimin e tij.

Rama pak më parë shkuante se nëse amerikanët i kanë bërë kërkesë Kosovës që të strehojë afganët atëhere qeveria e Kosovës duhet t’i përgjigjej pozitivsht.

“Nuk e di nëse amerikanët i kanë kërkuar edhe Kosovës të strehojë afganët që u ekspozuan si miq dhe mbështetës të ushtrive aleate; uroj që në rast se po, Qeveria e Kosovës të përgjigjet pozitivisht, për nderin e saj e të Kosovës sigurisht”, tha Rama ndër të tjera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu