Pas protestës së opozitës, kryeministri Edi Rama shkon në Kuvend

0

Kryeministri Edi Rama ka shkuar në Kuvend pas protestës së mbajtur te Parlamenti nga opozita dhe debateve të forta në seancën plenare.

Për dy orë e gjysmë protestuesit e thirrur nga opozita kanë protestuar para Kuvendit, në shenjë kundërshtimi ndaj qeverisë Rama.

Pasi dhanë mesazhet e tyre, protestuesit u larguan nga Kuvendi, ndërsa iu drejtuan selisë së PD-së, bashkë me Berishën dhe deputetë të tjerë, që rezultojnë të përjashtuar nga seancat plenare. Paralelisht po mbahet seanca plenare, e cila është karakterizuar nga debate.

Ndërkohë, protesta e radhës është paralajmëruar më 3 mars.

Edi Rama

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu