Pas Ramës, “shpërthen” në Bruksel edhe udhëheqësi i Bosnjës: Pa status kandidat i themi lamtumirë marrëveshjeve!

0

Po shoqërohet me deklarata tepër të ashpra nga krerët e Ballkanit Perëndimor samiti i BE-së në Bruksel.

Pas kritikave të kryeministrit Edi Rama për Bullgarinë që po mban peng procesin integrues të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, edhe udhëheqësi serb i Bosnjës Milorad Dodik është treguar kritik ndaj Brukselit zyrtar.

Ai përsëriti se nëse Bosnja dhe Hercegovina nuk merr statusin e vendit kandidat për në BE në samitin e sotëm, asgjë nuk do të bëhet për marrëveshjen e arritur ditët e fundit në Bruksel ndërmjet Presidentit të Këshilli Evropian, Charles Michel dhe forcave të ndryshme politike boshnjake.

“Nëse Bosnja dhe Hercegovina nuk merr statusin e vendit kandidat, si Ukraina, do të jetë një mashtrim dhe kjo marrëveshje do të mbetet një letër e vdekur”, tha Dodik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu