Pasi eksploroi kopshtin zoologjik me sheikun e pasur, Enca pozon me gjarprin gjigant!

0

Enca është një nga këngëtaret e cila bën bujë për format e saj fizike bombastike dhe për hitet e saj. Këngëtarja ndodhet me pushime në Dubai, teksa çdo moment që ka kaluar e ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. E ndërsa ka shijuar magjitë e Dubait,

Enca ka vizituar edhe një ndër kopshtet zoologjike më të famshme të vendit arab, i cili quhet “Fame Park”. Ky i fundit është në pronësi të sheikut Saif Ahmad Belhasa, i cili është një emër mjaft i njohur. E teksa ka shijuar atmosferën e kopshtit zoologjik, Enca ka postuar edhe një foto në Instagram.

Ajo shihet e pozicionuar në krah të sheikut.

Ndërkohë në një foto tjetër shihet duke pozuar krah deveve, arinjve, por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte poza me një gjarpër të madh të zbutur, i cili peshonte 35-40 kilogramë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu