Pasi mori komandën e partisë, Ilir Meta zbret në bazë, ku do ta zhvillojë takimin e parë me mbështetësit

0

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, duket se e ka pasur seriozisht, kur tha se muaji Gusht nuk do të ishte pushim për këtë forcë politike.

Pas ngritjes së ekipit drejtues të partisë, ish-presidenti Ilir Meta do të zhvillojë sot takimin e parë me qytetarët në bazë, dhe ka zgjedhur të ndalet pikërisht në qytetin e Fierit, një prej vatrave ku LSI ka marrë vota dhe mandate zgjedhje pas zgjedhjesh.

Mësohet se Meta do të takohet me fermerët në fshatin Suk, për të dëgjuar dhe problematikat që ata kanë, në një sezon mbjelljesh të vështirë, për shkak të rritjes së çmimeve të imputeve dhe naftës, ndërkohë që çmimi i produkteve të tyre qendron në nivele të njëjta.

Ende sot, shumë prej fermerëve detyrohen që të hedhin produktet e tyre për shkak të mungesës së tregut. Meta ka paralajmëruar denoncime të vazhdueshme ndaj qeverisë, ku gjatë ditës së djeshme u bë publik edhe një tjetër abuzim me inceneratorët, ku një punonjës u shndërruar në pronar kompanish, e madje e zgjeroi aktivitetin deri në Malin e Zi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu