Pasi tregon copëza nga jeta e saj personale, Albërija ka një këshillë për të gjitha vajzat që “nxitojnë” të martohen

0

Këngëtarja Albërije Hadërgjonaj ishte e ftuar këtë të diel në “E diell”, ku foli edhe njëherë për jetën e saj private dhe për marrëdhënien që ka me babain e fëmijëve të saj.

Siç e ka treguar edhe më herët, jeta martesore për këngëtaren s’ka shkuar aspak mirë, ndaj Albërija është divorcuar herët pavarësisht përpjekjeve për të shpëtuar marrëdhënien.

Megjithëse ka bërë shpesh një sy “qorr” e një vesh “shurdh”, sërish marrëdhënia e saj s’ka funksionuar, ndërsa sot ruan një raport shoqëror me ish-bashkëshortin e saj.

“Kam pasur një martesë të gjatë, gati 20 vjet. I kam çuar trastat në burgjet  e Shqipërisë. Më të gjata kam krahët nga peshat dhe ai e kupton, është mirënjohës për çfarë kam bërë atëherë”,- është shprehur ajo.

A e ka kufizuar asokohe ish-bashkëshorti në veshje?

“E gjitha është të mos teprosh apo banalizosh sensin e masës. Unë jam moderne, duhet  ekspozuar pak trup por pa e ekzagjeruar.  Mua ish-burri më ka lënë të bëj karrierë. Pasi u ndamë, nuk kishim marrëdhënie të mira, por me kalimin e kohës kemi arritur në një komunikim të mirë”.

Gjithashtu, ajo ka shtuar me humor se të paktën ish-partneri i ka shërbyer për t’i bërë fëmijët të bukur.

 “Te kesh burrin e bukur do të thotë të kesh fëmijë të bukur dhe unë e fitova këtë, mirë apo keq ishte, një gjë e fitova”.

Pas eksperiencës së saj me martesën e divorcin, Albërija ka dhënë edhe një këshillë për të gjitha vajzat e reja që nxitojnë të martohen.

“Kam qenë e re dhe e kam përjetuar vetë, vajzat duan kohë të rriten dhe të emancipohen, nuk ka pse të nxitojnë”.- është shprehur ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu