Pastruesja i vodhi 120 mijë €/ Ish-zyrtarja merret në pyetje, çfarë tha tani Alda Klosi për origjinën e 400 mijë eurove

0

Është marrë në pyetje ditën e sotme ish-zyrtarja e lartë Alda Klosi.

Kujtojmë që me vendim Gjykate, ditën i djeshme, grupi hetimor ka ushtruar kontrolle në shtëpinë e zyrtares Alda Klosi, ku “falë” vjedhjes nga pastruesja iu zbuluan 120 mijë euro.

Sa i përket marrjes në pyetje ditën e sotme të Klosit, mësohet se ajo i ka qëndruar deklaratës së saj se 410 mijë eurot e gjendura në tubin aspitratorit të pastrueses Rozeta Dobit, nuk janë të sajat.

Pronari i këtyre eurove janë ende pa zot, pasi Rozeta Dobi ka zgjedhur të mos flasë në gjykatë, por vetëm në polici në deklaratën e parë ka pranuar se 120 mijë euro, përfshirë në këtë vlerë edhe bizhuteritë, i ka marrë në shtëpinë e Alda Klosit pasi e kishte inat.

Hetuesit kanë dyshime se pastruesja Rozeta Dobi të ketë vjedhur edhe në shtëpi të tjera, por ende nuk dihet se kujt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu