Pavarësisht debateve që kanë pasur, Ana ka një mesazh për Melisën pas largimit nga “Për’puthen”

0

Mbrëmjen e kaluar në emisionin “Për’Puthen Prime”, konkurrentja Melisa Lleshi kërkoi në studio largimin e saj nga emisioni.

Të premten, ajo preferoi të mos zgjidhte asnjë djalë për takimin e javës, duke u shprehur se të dielën do të shprehte një vendim.

“Nuk mbaj dot më”- u shpreh konkurrentja duke veçuar thashethemet e shumta si arsyen kryesore për marrjen e vendimit të saj.

Melisa tregoi se kishte një ngarkesë emocionale për shkak të sulmeve të shumta të konkurrentëve me njëri-tjetrin, ndaj kishte disa javë që kërkonte të largohej.

Ajo u shpreh se nuk e shihte asnjërin prej meshkujve konkurrentë si partnerin e ardhshëm të jetës, ndërkohë që të gjithë e respektuan vendimin e saj dhe i uruan suksese në vazhdim.

Ana Kauri është një prej konkurrenteve në emision, e cila ka pasur debate të shpeshta me Melisën. Shumë herë vajzat kanë vendosur të mos flasin më me njëra-tjetrën, por duket se inati ka kaluar shpejt.

Pas largimit të Melisës, Ana i ka shkruar asaj një mesazh publik në Instagram.

“Pavarësisht çdo debati që kemi patur bashkë, të uroj më të mirat dhe të përmbushësh objektivat që i ke caktuar vetes.”- janë fjalët e saj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu