PD: Berisha është gati të bëj gjithçka për hallin e tij, edhe të lërë viktima

0

PD ka publikuar në rrjetin social Facebook një video nga protesta e dhunshme që u mbajt më datë 8 janar në selinë e Partisë Demokratike, protestë kjo e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha.

Krahas këtij postimi, Partia Demokratike thotë se dhuna në protestë dëshmoi që Berisha është gati të bëjë gjithçka, qoftë edhe me viktima për hallin e tij personal.

Më tej shkruhet se, Berisha ka angazhuar një tufë kriminelësh për të dhunuar selinë e PD-së.

Në videon e postuar shihet një prej protestuesve që ngjitet me shkallë në katin e dytë të selisë, ndërsa mban në dorë një thikë. PD

Postimi i plotë i Partisë Demokratike:

Sali Berisha e humbi kur pa se ishte i rrethuar nga një grup i vogël njerëzish, pasi shumica dërrmuese e demokratëve e braktisën. Me dhunën e 8 janarit ai dëshmoi që është gati të bëjë gjithçka, qoftë dhe viktima, vetëm për hallin e tij. Dhe për këtë ai ka angazhuar një bandë prej disa dhjetra kriminelësh. 8 janari ishte një ditë shumë e hidhur për demokratët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu