Peleshi mesazh për 12-vjetorin e anëtarësimit në NATO: Shqipëria, partner i dobishëm dhe i besueshëm

0

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka kujtuar sot 12-vjetorin e anëtarësimit në NATO. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Peleshi thekson se Shqipëria ka zënë vendin e saj në Aleancën e NATO-s, jo thjesht si një anëtar formal, por tashmë si një partner i dobishëm e i besueshëm.

Sipas Peleshit, nuk ka shembull më të dukshëm të kësaj dobie e besueshmërie.

12 vjet ne NATO – Prej 12 vjetësh, Shqipëria ka zënë vendin e saj në Aleancën e NATO-s, jo thjesht si një anëtar formal, por tashmë si një partner i dobishëm e i besueshëm.
Nuk ka shembull më të dukshëm të kësaj dobie e besueshmërie, sesa rritja dhe përsosja e EOD, një strukturë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, e cila ka bërë emër të mirë dhe e ka nderuar vendin tonë në gjirin e NATO-s me suksesin e saj.
#12vjetNATO

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu