Pelosi reagon për herë të parë pas vizitës në Tajvan: Dua vetëm paqe, Kina po përpiqet ta izolojë!

0

Pas vizitës së Nancy Pelosi në Tajvan, tensionet me Kinën janë në rritje.

Ndërkohë Pelosi ka komentuar udhëtimin e saj në Tajvan për herë të parë që nga largimi.

Në një konferencë për shtyp, ajo përsëriti se dëshironte paqen në ishullin vetëqeverisës dhe që status quo-ja të vazhdojë.

Por ajo akuzoi Kinën se po përpiqej të izolonte Tajvanin në shumë mënyra dhe tha se nuk mund ta pengonte atë dhe zyrtarë të tjerë amerikanë të vizitonin, duke vënë në dukje se qeveria kineze nuk e kontrollonte orarin e tyre të udhëtimit.

Sakaq Pelosi është politikania më e lartë amerikane që ka vizituar Tajvanin në 25 vjet.

Por ajo hodhi poshtë pretendimin se ajo ishte më shumë e motivuar nga kultivimi i trashëgimisë së saj sesa mbrojtja e Tajvanit duke e konsideruar këtë deklaratë si “qesharake”.

Udhëtimi nuk kishte të bënte me të, tha ajo: “Ishte për të festuar për Tajvanin dhe demokracinë e tij të lulëzuar dhe në rritje”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu