Pentagoni jep konfirmimin,ja fotot që vërtetojnë se UFO-t ekzistojnë

0
3d render of flying saucers ufo on night background

Pentagoni nuk arrin t’i shpjegojë por fotot e realizuara në vitin 2019 vërtetojnë se UFO-t ekzistojnë.

Një nga anëtaret e personelit të marinës amerikane ka regjistruar fotografitë dhe videot e disa objekteve të çuditshme që lundronin në qiell.Zëdhënësja Sue Gough ka dhënë një deklaratë për CNN,ku është shprehur se fotografitë e tre objekteve të paidentifikuara fluturuese – njëra në formë “sfere”, një tjetër në formë “koni” dhe një karakterizohet si një “tip balone metalike” – nuk janë të manipuluara.

“Siç kemi thënë më parë, për të ruajtur sigurinë e operacioneve dhe për të shmangur zbulimin e të dhënave që rrezikojnë të përdoren nga kundërshtarë të mundshëm, ne nuk I diskutojmë publikisht detajet e vëzhgimeve ose ekzaminimeve të raportuara në terrenet tona stërvitore apo hapësirën ajrore, përfshirë dhe ato që përcaktohen si fenomene ajrore të paidentifikuara”, tha Gough.

InfoWebTV

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu