Për 10 vite u vodhi miliona euro klientëve të tij, arrestohet ish drejtori i bankës në Bilisht (EMRI)

0

Ish drejtori i Bankës në Devoll, Ervin Çokani, është arrestuar sërish ditën e sotme nga policia.

Sipas uniformave blu, mësohet se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, ka lënë në fuqi masën me 9 vite e 4 muaj, për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, kryer më shumë se një herë.

Çokani, i cili ishte lënë i lirë me kusht, u arrestua në prill të vitit 2015, pasi u kishte marrë 26 klientëve shuma në vlerë totale rreth 945 mijë euro.

“Specialistët e seksionit për hetimin e krimeve ndaj personit, pasurisë, të miturve dhe dhunës në familje në DVP Korçë, bënë ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për ndalimin e shtetasit Ervin Çokani, 45 vjeç, banues në Bilisht (i cili ishte i liruar me kusht).

Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin e datës 15.03.2022, ka vendosur lënien në fuqi të vendimit datë 20.07.2016, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë e cila e ka dënuar këtë shtetas me 9 vite e 4 muaj burg për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, kryer më shumë se një herë, me pasoja

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.”, thuhet në njoftim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu