”Për 24 orë më ka qëlluar të jem në 6 shtete”, Noizy rrëfen aventurat gjatë karrierës muzikore

0

Reperi Rigels Rajku, i njohur si Noizy ka treguar detaje nga projektet e tij muzikore si dhe udhëtimet e gjata që i janë dashur të bë për shkak të punës. I ftuar në Jonidas’Room reperi ka thënë se udhëton pafund dhe një nga arsyet është puna. Ndër të tjera Noizy ka treguar se i është dashur të vizitojë 6 shtete brenda 24 orëve, për të zhvilluar koncertet e tij.

“Më ka qëlluar që për 24 orë të jem në 6 shtete, kam qenë në Malmo, kam marrë trenin deri në Danimarkë, pastaj nga aty në Austri, Kosovë, Shqipëri dhe në 6 mëngjesit kam mbërritur në Itali”,-ka thënë Noizy.

Reperi më pas ka treguar se ka gati dhe një album të ri , por nuk e zbuloi për publikun datën e lançimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu