Për herë të parë në një intervistë, Shefqet Kastrati shpjegon marrëveshjen me WizzAir

0

Biznesmeni Shefqet Kastrati, i cili disa muaj më parë bleu aeroportin e Rinasit është shfaqur për herë të parë në një intervistë, ku ka shpjeguar marrëveshjen me kompaninë WizzAir.

Marrëveshja e nënshkruar së fundmi, sipas Kastratit do t’u ofrojë shqiptarëve çmime më të lira dhe dhjetëra destinacione deri në fund të vitit.

“Po është vendosja e avionit të gjashtë të WizzAir. Gjej rastin ta falenderoj për besimin dhe angazhimin në Shqipëri, duke u ofruar shqiptarëve çmime më të lira, në 29 destinacione, ndërsa deri në fund të vitit do të shkojnë 34,” shpjegon ai.

Biznesmeni thotë ndërkohë që shumë aeroporte në botë përjetuan krizë, vetëm gjatë muajit korrik Rinasi ka pasur fluksin më të lartë në Evropë. Kastrati, zbulon se aeroporti do t’i nënshtrohet një rikonstruksioni.

“Ulëm tarifat, futëm konkurencën edhe pavarësisht se të gjitha ishin në krizë prej Covid, ne falë stafit tonë, dua të gjej rastin t’i falenderoj punuan gjashtë muaj dhe rikthyen të gjitha linjat. Aeroporti ndihmon, ekonominë, biznesin. Për muajin korrik kemi pasur fluksin më të lartë në Evropë. Brenda tre viteve do të shkojë 10 milion pasagjerë në vit. Nuk është vetëm për ne, por për të gjithë.

Sa kemi blerë aeroportin kemi kontaktuar firmën më të madhe në Evropë, shumë shpejt do të fillojmë me riparimin e pistës, shtimin e parkingjeve. Si vlerë do ta kalojë 100 milionëshin,” tha ai

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu