Për herë të parë votim elektronik, çfarë po ndodh në njësinë 10 në kryeqytet

0

 

Votimi elektronik do të jetë një risi tjetër në këto zgjedhje parlamentare. Projekti pilot po aplikohet në njësinë 10 në Tiranë, ndërsa zgjedhësve për herë të parë nuk do tu duhet të përdorin fletën e votimit.

Deri më tani nuk është shfaqur asnjë problem teknik, ndërsa në qendrat e votimit kanë mbërritur votuesit e parë.

Sot në Shqipëri votohet për zgjedhjet parlamentare ndaj në këtë proces me risi janë thirrur të votojnë 3 milionë e 600 mijë shqiptarë për të zgjedhur 140 deputetë në Kuvendin e Shqipërisë.

Në këto zgjedhje garojnë 1841 kandidatë për deputetë, përfaqësues të 12 partive, koalicioneve apo dhe kandidatë të pavarur.

Sipas Kodit të ri zgjedhor Shqipëria ka sistem zgjedhor propocional rajonal ku mandatet dalin nga 12 qarqet. Qarku me numrin më të madh të mandateve për deputetë është Tirana, me 36 të tillë. Gjithashtu këtë vit, qytetarët shqiptarë me të drejtë vote, përveç partive kanë mundësi të votojnë dhe për kandidatin e preferuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu