Uji i bekuar/Për shkak të pandemisë tradita e hedhjes së kryqit në ujë këtë vit ka munguar

0

6 janari shënon Ditën e Ujit të bekuar për besimtarët ortodoksë.

Për shkak të pandemisë tradita e hedhjes së kryqit në ujë dhe kapja e saj nga besimtarët për të marrë bekimin këtë vit ka munguar në qytetin e Korçës, Sarandës dhe Fierit.

Në qytetin e Durrësit, Kisha Ortodokse ka zhvilluar meshën e ujit te bekuar, por jo ceremoninë e hedhjes së kryqit për shkak të pandemisë. Kjo ceremoni zhvillohej në afërsi të portit të Durrësit. Këtë vit është zhvilluar vetëm mesha në ambientet e kishës së Shën Astit dhe Shën Pavlit. Edhe në Gjirokastër u mor i njëjti vendim, ku u mbajt mesha e ujit të bekuar, por nuk u hodh kryqi në lumë për të respektuar masat antiCovid.

Kjo traditë u zbatua në qytetin e Beratit, ku i pranishëm në ceremoni ishte edhe presidenti Ilir Meta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu