Percipiton situata, Forcat speciale bëhen gardh te Kuvendi. Policia ndërhyn për shpërndarjen e turmës

0

Policia e Shtetit ka ndërhyrë për të shpërndarë protestën pranë godinës së PD-së.

Forcat speciale janë bërë gardh në afërsi të Kuvendit, dhe më pas policia ka hyrë dhe në oborrin e PD-së.

Policia njofton zyrtarisht se:

Në bazë të një kërkese të bërë Policisë së Shtetit, nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike, të cilët kanë kërkuar ndihmën e Policisë, pasi i rrezikohej jeta nga protestuesit, sqarojmë se:

Policia e Shtetit është gati për të ndërhyrë në ndihmë të deputetëve që kanë kërkuar ndihmë dhe u bën thirrje protestuesve që të distancohen menjëherë nga aktet e shkatërrimit të pronës dhe aktet e dhunës.

Policia e Shtetit u bën thirrje organizatorëve të protestës që të përmbajnë protestuesit dhe të shmangin çdo rast dhune, sepse do përballen me ligjin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu