Përdhunoi dhe vrau 8-vjeçarin në Fier, pasi mungoi 3 herë për arsye shëndetësore, Çalamani paraqitet në Gjykatë

0

Pas tre seancash shtyrje dhe mungese të gjykimit ka mbërritur në gjykatën e Fierit i shoqëruar nga forca të shumta policie Klodian Çalamani.

Autori i vrasjes së 8- vjecarit Mateo Vasiu ka hyrë në gjykate nga hyrja e përparme ku kalon vetëm administrata për të shmangur përballjen me familjaret.

Pas mosparaqitjes në tre seancat e mëparshme me pretendimin se është i semure, autori i vrasjes së Mateo Vasiut , Klodian Calamani , është shoqëruar i detyruar në seancën e sotme në gjykatën e Fierit per tu perballur me togat e zeza dhe familjaret e 8- vjecarit të ndjerë.

Klodian Calamani i akuzuar për kryerjen e veprave penale “ Vrasje në rrethana të tjera cilësuese ndaj të miturit” dhe “ Maredhenie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur” nga e cila mbeti viktime 8- vjecari Mateo Vasiu ka refuzuar paraqitjen në seancat e meparshme ku përmes një deklarate bente te ditur se nuk paraqitej dot në gjykatë për arsye shëndetesore ndërkohë që në seancen e fundit para togave te zeza jane paraqitur prindërit e 8- vjecarit të ndjerë dhe halla e tij ku kane qëndruar brenda salles se gjyqit vetem pak minuta ndersa togat e zeza i kane bere me dije se seanca e radhes do të jete në daten 21 nentor ne mesdite dhe se autori i vrasjes se djalit te tyre do te shoqerohet i detyruar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu