Përdhunoi vajzën e mitur të shokut të tij, gjykata lë në burg 55-vjeçarin, procedohet edhe babai i vajzës

0

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Astrit Terollin i akuzuar se kreu marrëdhënie seksuale me vajzen e mitur të mikut të tij. 55-vjeçari do vijojë të qëndrojë në burg të paktën deri në përfundim të hetimeve.

Terolli, i cili prej një muaj mbante në banesë familjen e mikut të tij nga Saranda, pasi një nga fëmijët e kësaj familjeje ndodhet në spital në koma, ka mohuar akuzat përpara gjykatës. Por, pavarësisht qëndrimit mohues të 55-vjeçarit, sipas akt ekspertizës e mitura është abuzuar. Ka qenë 12 vjeçarja e cila ka treguar cdo gjë prindërve.

Sipas saj, perpara se të abuzonte, Terolli i ka dhënë asaj të konsumoj alkool, kundra dëshirës me qëllim humbjen e vetëdijes. Gjithashtu edhe babai i vajzës po procedohet në gjendje të lirë. Pasi ka mësuar për ngjarjen ai është larguar nga banesa, e ka shkuar ka gjetur 55-vjeçarin e më pas e ka goditur dhe dhunuar atë.

Më pas ai vete e ka dorëzuar Terollin tek autoritetet duke bërë kallëzim për ngjarjn. Ndaj astrit Terollit tashmë rëndon akuza e kryerjes së mardhënieve seksuale me dhune ndaj të miturve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu