Përdorte lokalin për shitje droge e lojërash fati, arrestohet 34-vjeçari

0

Policia e Kukësit ka vënë në pranga një 34-vjeçar, pasi kishte përshtatur lokalin e tij për shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe për lojëra të paligjshme të fatit. Sipas policisë, në pranga ka rënë i riu me inicialet F.E, nga qyteti i Kukësit, por banues në Tiranë.

Ndërkohë, policia njofton se, janë proceduar penalisht 7 persona dhe është shpallur në kërkim një tjetër.

Njoftimi i Policisë:

Kukës/Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Vila”. Në vijim të operacionit policor të koduar “Vila”, të zhvilluar më datë 16.10.2021, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit, si rezulat i të cilit u arrestua 1 shtetas, u proceduan në gjendje të lirë 7 shtetas dhe u shpall në kërkim 1 shtetas tjetër, Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, në bashkëpunim DVP Tiranë, ka bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit në kërkim: F. E., 34 vjeç, banues në Tiranë. Gjykata e Shkallës së Parë Kukës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokalit për lojëra të palejuara”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu