Përdorte taktikë për të kthyer fshatrat e braktisura në qendra për azilkërkuesit/ Dënohet me 13 vite burg kryebashkiaku

0

Dënimi prej 13 vite e 2 muaj burg që mori ish -kryebashkiaku i Riace Mimmo Lucano të enjten, mahniti dhe shqetësoi shumë politikanë, gazetarë dhe aktivistë që kishin ndjekur aferat e tij gjyqësore, për shkak të ashpërsisë së akuzave.

Një seri akuzash të diskutueshme lidhur me sistemin e pritjes së emigrantëve që ai kishte organizuar në bashkinë e tij. Sistemi i krijuar nga Lucano ishte përshkruar si një model për parimet e solidaritetit që e frymëzuan atë, por sipas gjyqtarëve të gjykatës së Locri ajo fshehu në vend të kësaj një shoqatë kriminale përgjegjëse për shpërdorim detyre, mashtrim, zhvatje, përvetësim, prishje të ankandit , gënjeshtra ideologjike dhe ndihmë dhe përkrahje për emigracionin ilegal.

Pavarësisht dënimit, tashmë ai ka hyrë në histori si modeli ‘Riace’, një taktikë e re për të populluar fshatrat e shkretuar dhe për ti kthyer ato në strehë për qindra azilkërkues.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu