Përfshihet nga zjarri banesa e këngëtarëve Naim Abazi e Mihrije Braha në Prishtinë

0

KOSOVË- Banesa e këngetarëve Naim Abazi e Mihrije Braha në Prishtinë është përfshirë nga zjarri. Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express këngëtari Naim Abazi, duke konfirmuar se njerëzit kanë shpëtuar.

“Po është djeg po kemi kemi shpëtu mirë, njerëzit janë mirë”, tha Abazi.

I pyetur se cili ka mundur të jetë shkaku i shpërthimit të zjarrit, ai u përgjigj “si duket rryma”.

Ai tha se në vendngjarje ka qenë e pranishme edhe Policia e Kosovës, ndërsa në banesë ka qenë djali i tyre së bashku me partneren. Këngëtari nuk dha detaje nëse bëhet fjalë për dëme të mëdha materiale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu