Përfundoi aventura “Paris 2024” edhe për atletin Franko Burraj, ‘shkëlqeu’ vetëm në paraeliminatoret e 100 metrave

0

FRANCE – Mbyllet aventura e atletit shqiptar Franko Burraj në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Kampioni shkodran shkëlqeu në raundin e parë eliminator të garës së 100 metrave, një ndër garat më spektakolaret dhe e ndjekur historikisht në Olimpiada.

Në baterinë e tretë të para eliminatoreve, 25-vjeçari shqiptar doli i dyti, teksa e ndali kronometrin në kohën 10.60 për t’u kualifikuar në raundin e parë.

Ishte një konkurrim me shpirt, zemër po mbi të gjitha shumë inteligjencë për atletin kuqezi, ku në 50 metrat e fundit, Burraj “shpërtheu” me hapin e gjatë, duke rikuperuar startin e gabuar. Burraj regjistroi kohën 10.60 sekonda, duke thyer rekordin personal, teksa u renditur pas Noa Bibit, atleti nga Mauritius.

Padyshim një performancë që entuziazmoi, me Burrajn që me kohën 10.60, iu afruar me vetëm 4 të qindtat me rekordin shqiptar në garën e 100 metrave.

Duke qenë se ka shkuar me ftesë në Olimpiadë, me atletin shqiptar që padyshim do të tentojë edhe një tjetër kualifikim në raundin e parë. Por kjo nuk ishte e mundur.

Atleti shqiptar, në garën për t’u kualifikuar përtej turit të parë arriti kohën 10.66 sekonda, duke u renditur në vendin e shtatë në bateri dhe i dhënë fund aventurës së tij në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, me një paraqitje relativisht të mirë, si i ftuar që ishte në këtë event botëror.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu