Përfundon seanca për mbështetësit e Berishës, ja çfarë tha rreperi i njohur Stresi në seancë

0

Ka përfunduar shqyrtimi i Gjykatës së Tiranës, për caktimin e masës së sigurisë ndaj 23 personave mbështetës të Sali Berishës, që ishin pjesëmarrës në protestën e ditës së shtunë, 8 Janar.

Burime bëjnë me dije për InfowebTv se përpara gjykatës, reperi i njohur Stresi, i cili ishte në mesin e të arrestuarve, ka thënë se veprimet e kryera ndaj tij janë të paligjshme.

“Kjo është hera e parë që arrestohem në mënyrë të paligjshme”, mësohet se ka thënë Stresi në seancë.

Pas përfundimit të seancës për 23 të ndalurit e parë, gjytakata do nisë shqyrtimin e 11 kërkesave për të arrestuarit brënda selisë se PD,-së mbështetës të Lulzim Bashës.

Në nisje të seancës, mbështetësit e Berishës filluan me thirrjet: Basha ik!, dhe përshëndetën të pranishmit me dy gishtat lart.

Burime nga prokuroria i thanë Fax News se për shumicën e të arrestuarve do të kërkohet masa e sigurisë detyrim paraqitje.

Ata akuzohen për dhunën e ushtruar brenda dhe jashtë selisë së PD-së, në protestën e 8 Janarit, e cila u thirr nga ish-kryeministri Sali Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu