Përfundon takimi mes Escobar dhe krerëve të opozitës kosovare

0

KOSOVË- Ka përfunduar takimi mes të dërguarit të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesve të partive opozitare të Kosovës. Pas rreth një orë e gjysmë bisedimesh, asnjë nga përfaqësuesit e partive opozitare nuk ka folur për media dhe as emisari amerikan Esocbar.

Ky takim vjen dy ditë para takimit në Ohër mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ku pritet të diskutohet për planin e zbatimit të marrëveshjes së propozimit evropian. Vuçiç, këtë të enjte tha se nuk do të nënshkruajë asnjë lloj marrëveshje më 18 mars. Gjatë vizitës në Kosovë, emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak tha se propozimet e Kosovës për planin e zbatimit i kishin plotësuar pritshmëritë e BE-së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu