Një valë përgjimesh kanë tronditur Greqinë ku si pasojë shefit të shërbimit kombëtar sekret Panagiotis Kontoleon i duhej të jepte dorëheqjen.
Kontoleon ishte caktuar në gusht të vitit 2019 dhe largohet në dritën e informacioneve se shërbimi ka përgjuar telefonin e një gazetari të CNN Greece. Në detyrën e tij vjen sekretari i Ministrisë së Jashtëm Themistoklis Demiris.
Sipas mediave vendase mësohet se largimi i Kontoleon vjen paralel me largimin e ndihmësit të afërt të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, Grigoris Dimitriadis, për të cilin u tha se largohet “për shkak të klimës toksike”të krijuar rreth tij.
Dorëheqja e dy prej njerëzve më të besuar të kryemimistrit grek Mitsotakis, ka ardhur si pasojë e përfshirjes së tyre në një skandal përgjimi të publikuar fillimisht prej partisë opozitare Pasok, dhe në vazhdim edhe prej një gazete kritike ndaj qeverisë, sipas së cilës ishte përgjuar telefoni i një gazetari të saj.
Qeveria ka hedhur poshtë megjithatë se largimet lidhen me përgjimin e gazetarit të CNN dhe kreut të PASOK-ut, Nikos Androulakis.