Përjashtohet përjetë nga futbolli lojtari shqiptar që goditi arbitrin. Masat e tjera të disiplinës (EMRI)

0

 

Një nga vendimet kryesore dhe më të bujshme të mbledhjes së radhës së Komisionit të Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, ka qenë pikërisht ngjarja skandaloze e ndeshjes së Kategorisë së Dytë mes Sopotit dhe Mirditës.

Ndeshja u anulua për shkak të goditjes ndaj arbitrit Klajdi Qendraj. Një nga lojtarët e skuadrës mike, Armando Marku nuk i kurseu goditjet ndaj gjyqtarit, teksa ia doli t’i ikte policisë, duke u arratisur nga dritarja e banjës së stadiumit të Cërrikut.

Disiplina nuk ka toleruar aspak veprimin e Markut, i cili është përjashtuar përgjithmonë nga çdo aktivitet futbollistik. Pezullime ka patur edhe për Korabin, me dy drejtuesit Gjongecaj dhe Prendi, të cilët do të mungojnë nga 8 dhe 4 javë.

VENDIMET E KOMISIONIT TË DISIPLINËS
? KF Vllaznia, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
? Zyrtari i KS Kastrioti, Alban Vogli, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
? Zyrtari i KS Korabi, Jurgen Gjongecaj,për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
? Lojtari i KS Korabi, Kristjan Prendi,për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
? KF Pogradeci, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, në bazë të neneve 63/1/c, 63/1/e, dhe 64/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS gjoba të aplikohet në masën 50%.
? Lojtari i KF Mirdita, Armando Marku, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, duke shkelur parimet e fair play, në bazë të neneve 11/1/e/f, 31, 38, 48/1/b dhe 55/1 të KDS përjashtohet përgjithmonë nga çdo aktivitet futbollistik.
? KF Mirdita, për aktivizimin e lojtarit që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Dytë – Grupi A, kundër KF Sopoti, në bazë të neneve 30/3 dhe 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0-3 dhe i zbriten 6 pikë nga klasifikimi.
? KS Kastrioti U-21, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-21, kundër KF Bylis U-21, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0-3 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
? Lojtari i Shënkolli, Sebastjan Deda, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
? Lojtari i KF Butrinti U-17, Parjos Zanaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
? Oriku U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 – Grupi C, kundër KF Naftëtari U-19, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
? KF Turbina U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 – Grupi C, kundër Labëria Fc, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
? FC Besa U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-19 – Grupi B, kundër KF Butrinti U-19, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
? KF Pogradeci U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-17 – Grupi B, kundër Vora U-17, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
? KS Luftëtari U-15, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-15 – Grupi B, kundër KF Skënderbeu U-15, në bazë të neneve 30/3 dhe 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0-3 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
? FK Apolonia U-15, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-15 – Grupi B, kundër Studenti U-15, në bazë të neneve 30/3 dhe 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu