Përkrahu Kosovën deri në frymën e fundit”, Osmani dhe Haradinaj reagojnë për ndarjen nga jeta në Nishanit

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kreu i AAK, Ramush Haradinaj kanë shprehur ngushëllimet e tyre për ndarjen nga jeta të ish presidentit shqiptar, Bujar Nishani.

Osmani shkruan se Nishani ishte model i atdhetarit të pashoq që kishte përkrahur pareshtur Kosovën.

Postimi i Plotë nga Vjosa Osmani:

Presidenti Bujar Nishani ishte model i atdhetarit të pashoq, i cili përfaqësoi Shqipërinë me dinjitet të lartë dhe përkrahu Kosovën parreshtur, deri në frymën e fundit. Ai një jetë të tërë ia kushtoi Shqipërisë dhe shqiptarëve, duke qenë shembull i politikanit racional e me integritet.
Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllime familjes Nishani si dhe miqve e bashkëpunëtorëve! Shpirti i Presidentit Nishani pushoftë në paqe!

Postimi i Haradinajt:

Paska ndërruar jetë Presidenti Bujar Nishani. Bashkëndjejmë me familjen dhe të afërmit për këtë humbje të madhe.
Do të kujtohet përherë si udhëheqës me integritet dhe kontribues i madh për demokracinë në Shqipëri.
U prehtë në paqe!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu