Përleshja në diskotekën në Budva/ Policia: Abazoviç u evakuua në vend të sigurt! Nuk ka lidhje me ngjarjen

0

MAL I ZI- Drejtoria e Policisë në Mal të Zi ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me incidentin mbrëmjen e djeshme në një klub nate në Budva, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Dritan Abazoviç dhe disa persona janë përfshirë në sherr. Sipas policisë, kreu i qeverisë malazeze është evakuuar në vend të sigurt në momentin që ka nisur sherri, ndërsa theksoi se Abazoviç nuk ka lidhje me ngjarjen. Policia njofton se personat e përfshirë në konflikt janë neutralizuar me një spraj jo të dëmshëm, shkruan Vijesti.

“Ai është larguar shëndoshë e mirë nga kjo ndërtesë, në prani të efektivëve të policisë të cilët janë angazhuar në sigurimin e tij personal, për arsye që nuk kanë të bëjnë me ngjarjen ku ka ndodhur cenimi i rendit dhe qetësisë publike nga disa persona në të njëjtin pallat, kur ka ndërhyrë sigurimi vendor Për këtë arsye ka pasur shkelje të rendit dhe qetësisë publike nga disa persona, për çka edhe punonjësit e policisë kanë ndërmarrë aktivitete në juridiksionin e tyre, kanë lëshuar një paralajmërim për këta persona dhe më pas një urdhër, të cilin e kanë shpërfillur dhe punonjësit e policisë kanë përdorur një sprej me efekt irritues ndaj tre personave”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ata shtojnë se këta persona janë sjellë në objektet zyrtare të Departamentit të Sigurisë së Budvës, prej tyre janë mbledhur raporte për procesverbal dhe për ngjarjen është njoftuar prokurori në Prokurorinë Themelore të Shtetit në Kotorr.

“Të cilët pas këqyrjes së shkresave të lëndës kanë deklaruar se veprimet e këtyre personave nuk përmbajnë elemente të veprës penale për të cilën ndërmerret ndjekja sipas detyrës zyrtare, ndaj tyre do të bëhet kallëzim kundërvajtës për kundërvajtje nga Ligji për Rendin dhe Paqen”, thuhet në njoftimin e policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu