Përmbytet shkolla Papër-Sollak në Njësinë Administrative Papër (Pamjet)

0

Banorët e fshatit Papër kanë denoncuar përmbytjen nga koha e keqe dhe e rënies së gurëve në shkollën Papër-Sollak, në Njësinë Administrative Papër.

Siç duket dhe nga pamjet e denoncimit të një qytetari nga kjo qendër administrative, shkolla në Papër-Sollak, gjendet në një situatë kaotike e cila po ia vështirëson dhe rrezikon fëmijëve vajtjen në shkollë dhe procesin mësimor.

Kandidati për Kryetar Bashkie i opozitës, deputeti Luçiano Boçi, ka denoncuar këtë fakt duke akuzuar Bashkinë e Elbasanit.

Qarku i Elbasanit ka shumë lumenj dhe përrenj të rrëmbyeshëm, ndër të cilët lumi Shkumbin konsiderohet si një nga më të mëdhenjtë dhe po ashtu si një nga më të ndoturit në shkallë vendi. Në lumenjtë Shkumbin e Devoll dhe nga liqeni artificial i Banjës ka prurje të konsiderueshme, po ashtu edhe Përroi i Zaranikës. Dhe veç të tjerash ka pasur vazhdimisht probleme me energjinë elektrike, përmbytjet, rrëshqitje e dherave, dhe ndotjen.

Për shkak të këtij relievi gjeografik të lumenjve dhe përrenjve, ujërat kanë shkaktuar edhe përmbytje në qarkun e Elbasanit të cilat shpeshherë janë një shqetësim dhe problem i madh për qytetarët.

Denonicimi i qytetarit:

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu