Përmbytjet në Gjakovë, evakuohet një familje bashkë me foshnjen e tyre nga shtëpia

0

Një familje është evakuuar në rrugën “Shotë Galica”, në Gjakovë, kjo pasi shtëpia e tyre është vërshuar nga të reshurat e dendura të shiut të cilat po mbizotërojnë në vendin tonë që nga e premtja.

Në një video të publikuar në TV Syri Vision, shihet kjo familje e cila nxirret përmes një barke nga disa qytetarë.

Në pamje shihet po ashtu edhe një qytetar me foshnjën në krah, të cilën më pas ia jep familjarëve.

Ndërkaq, gjendje e rëndë është paraqitur edhe në rrugët e Rogovës së Hasit pas reshjeve të fundit, si dhe në Krushë të Madhe të Rahovecit.

Ndryshe, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Dita e shtunë parashihet të ketë më shumë reshje shiu, duke e përfshirë tërë territorin e vendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu