Përmbytjet po bëjnë ‘kërdinë’, dy fëmijë humbin jetën dhe mijëra persona janë evakuuar

0

Dy fëmijë kanë humbur jetën dhe rreth 24,000 njerëz janë evakuuar si pasojë e përmbytjeve në ishullin indonezian të Sumatrës.

Mediat e huaja raportojnë se shirat e rrëmbyeshëm goditën ishullin për disa ditë, duke bërë që lumenjtë të dalin nga shtrati dhe të rritet niveli i ujit në zonat e banuara.

Agjencia kombëtare e fatkeqësive tha se përmbytjet u përkeqësuan nga shpyllëzimi për t’i hapur rrugë plantacioneve të mëdha të vajit të palmës në Sumatra.

Pemët ofrojnë mbrojtje natyrore kundër përmbytjeve, pasi ato ngadalësojnë shpejtësinë me të cilën uji rrjedh poshtë kodrave dhe në lumenj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu