Përplasi me makinë një këmbësor dhe u largua nga vendngjarja, nis puna për kapjen e autorit

0

Policia e Fierit ka nisur punën për identifikimin e një shoferi, i cili dje përplasi aksidentalisht me makinë një këmbësor.

Ngjarja ka ndodhur ne aksin rrugor “Grabjan-Divjakë”. Sipas uniformave blu, pas ngjarjes, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa i lënduari, 59 vjeç ndodhet në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

“Këta specialistë po punojnë për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të drejtuesit të një automjeti që ditën e djeshme, në aksin rrugor “Grabjan-Divjakë”, ka përplasur aksidentalisht një këmbësor, 59 vjeç, dhe është larguar nga vendi i aksidentit. 59-vjeçari është në spital, në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.”, thuhet në njoftimin e policisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu