Përplasi për vdekje 2 shqiptarët, 5 vite burg për gruan. Nënës i bie të fikët: Turp, kjo nuk është drejtësi

0

Pesë vite burg për aksidentin me vdekje të dy të rinjve shqiptarë, Ergi Skenderi dhe Xhulio Kaja nga 20 vjeç. Ky ishte vendimi i drejtësisë italiane për ngjarjen e 30 qershorit 2019 për Irina Veteren, e cila atë natë kur po shkonte në shtëpi me makinë në gjendje të dehur përplasi shqiptarët.

Në momentin që po lexohej pretenca për italianen, nënës së njërit prej viktimave i ka të fikët, pasi protestoi dhe kundërshtoi. Familja e konsideroi të padrejtë vendimin, ndërsa lëshuan disa thirrje drejt trupit gjykues.

Turp! Kjo nuk është drejtësi.
Një pjesë familjes pranoi dëmshpërblimin e propozuar nga sigurimi, ndërsa familjarët e pranishëm në gjykatë morën kompensim të pjesshëm. Në sallën e gjyqit, gjyqtari hetues Luca Milani pranoi ujdinë për pranimin e fajësisë ndërmjet prokurores Daniela Di Girolamo dhe avokatit mbrojtës. Të afërmit e dy viktimave u shprehën se pranimi i fajësisë nuk është në përpjesëtim me realitetin dhe faktet.

Një prej familjarëve tha:

Dënimi me 5 vite për vdekjen e dy djemve nuk është i drejtë. Ajo tani po vazhdon jetën e saj, ne jo.
Pas përplasjes të rinjtë gjetën vdekjen e menjëhershme. Dy shqiptarët po ktheheshin nga një diskotekë bashkë me shokët e tyre, por ajo natë rezultoi tragjike. Mediat italiane shkruajtën në atë kohë se dy të të rinjtë qëndruan të pajetë në rrugë deri në mëngjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu