Përplasi për vdekje bashkë-fshatarin pasi e tallte, prokuroria e Lezhës kërkon 18 vite burg për Mhill Gegën

0

Prokuroria e Lezhës ka kërkuar 18 vite burg për Mhill Gegën i cili përplasi me makinë bashkëfshatarin e tij Mark Gjekën duke i shkaktuar vdekjen në vend.

Ngjarja shkaktoi tronditje tek opinioni publik pasi arsyeja përse e autori e kishte bërë diçka të tillë ishte për faktin se sipas tij, viktima e tallte dhe e ofendonte gjatë gjithë kohës.

Ndërkohë që prokuroria kërkoi 18 vite burg për të pandehurin, pritet të shihet vendimi që do të marrë gjykata.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here