Përplasi për vdekje këmbësorin me makinë, arrestohet një ditë pas aksidentit 19-vjeçari

0

Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi një ditë më parë përplasi për vdekje me makinën e tij një 55-vjeçar, që ishte duke kaluar rrugën.

Aksidenti ndodhi dje në autostradën Vlorë-Fier, shtetasi E. S., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Nissan”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B. B, rreth 50 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin E. S., 19 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin B. B., 51 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu