Përplasi të moshuarën me makinë, arrestohet 50-vjeçari në Vlorë

0

VLORË- Një 50-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi ka aksidentuar një të moshuar me makinë. Mësohet se në rrugën ‘Ali Demi’ me makinë tip Citroen, 50-vjeçari me iniciale A.M ka përplasur këmbësoren me iniciale V.H. 60-vjeçarja u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë bënë arrestimin e shtetasit A. M., 50 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Ky shtetas, në rrugën “Ali Demi”, duke drejtuar automjetin tip “Citroen”, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen V. H., 60 vjeçe, e cila aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. M, është larguar nga vendi i aksidentit, por u kap më pas nga shërbimet e Policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu