PERSONAZH/ Pëllumb Mustafai përpunuesi i thuprës i cili mban gjallë traditën rome në Elbasan

0

Përgatiti Entela Duka

Punimi i thuprës është një nga traditat e komunitetit rom. Ndër shekuj romët e kanë punuar thuprën për nevojat e tyre për të bërë shporta për mbajtjen e ushqimeve, më tej e kanë perfeksionuar dhe ia kanë përshtatur nevojave të kohës, duke e parë si një burim të ardhurash. Por sot kjo traditë në vendin tone po rrezikon të shuhet.

Pëllumb Mustafai, nga lagjia “5 Maji” në Elbasan është marrë me këtë zanat kur ishte shumë i ri. Sot është 67 -vjeç dhe ende punon me thupra në banesën e tij, ku bën kryesisht shporta, vazo e objekte të tjera. Një punë që nuk i siguron shumë të ardhura ,por e vetmja që mund të bëjë pasi pensioni që merr nuk i del për shpenzimet mujore.

67-vjecari pohon se interesi i qytetarëve për të blerë punimet e thuprës është në rritje, ndërsa nënvizon se ndikon fakti se këto materiale janë higjenike dhe me cmim të përballueshëm për ata që i blejnë.

Punuesi i thuprës në Elbasan këtë zanat e trashëgoi nga babai i tij, por ai vetë nuk ka mundur tia trashëgojë dy djemëve . Dikur sqaron se ushtrimi i një profesioni ishte kusht për të krijuar familje, por sot sheh të rinj indiferent ndaj profesioneve.

Pëllumb Mustafai nga Elbasani në fund përcjell një mesazh për të gjithë të rinjtë, vecanërisht ata të komunitetit rom.

Pritshmëritë e tregut duket se janë të mëdha për punimet artizanale. Teksa lënda e parë, thupra mblidhet shtratit të lumenjve, koha e punës është e vetmja kosto për të krijuar këto objekte të cilat gjithnjë e më tepër kërkohen nga vendas e turistë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu