Personazhi i vitit në fushën e Mjekësisë

0

Ergys Mici

Ergys Mici lindi më 04.07.1981. Në vitet 2000-2006 përfundoi studimet “Master i nivelit të parë” në Fakultetin e Mjekësisë së përgjithshme, dega “Mjekësi e përgjithshme”. Mori titullin “mjek i përgjithshëm.

Në vitet 2006-2017 punoi si mjek i përgjithshëm në parësor (Drejtor i qendrës shëndetësore në qarkun Elbasan) 2006-2010. Dhe mjek urgjencë në spitalin rajonal në vitet 2010-2017.

Aktualisht mban pozicionin shef i shërbimit të urgjencës në qendrën spitalore “Xhaferr Kongoli” Elbasan.

Dallohet për nivelin e lartë shkencor, bashkëpunimin dhe punën në grupe. Ka aftësi të mira komunikuese dhe mjaft korrekt në profesionin e tij.

Pjesëmarrës në mbi 30 trajnime e specializime në nivel kombëtar e ndërkombëtar.

Erleta Hila

 

Lindur e rritur në qytetin e Elbasanit nga një familje me tradita.

Shkollimin parauniversitar katërvjeçar e ka kryer në vitet 1994-1998 pranë Gjimnazit “Dhaskal Todri”.

Shkollën e lartë e ka kryer pranë Universitetit të Mjekësisë në Tiranë, Fakulteti Mjekësi e Përgjithshme.

Në vitet 2004-2007 ka shërbyer si mjeke familje në komunën Shirgjan ku ka dhënë kontributin  e palodhur në atë komunitet. Më pas ka nisur specializimin në Universitetin e Mjekësisë, Fakulteti i Mjekësisë për “Mikrobiologe” për periudhën kohore 2008-2011 .

Në vijim ka ushtruar profesionin si mjeke laboratori pranë Drejtorise Rajonale të Shëndetit Publik Elbasan. Gjatë periudhës 2011-2016 u emërua pedagoge e jashtme pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike si dhe në Universitetin Medicom Elbasan.

Aktualisht është Shefe e Sektorit të Shërbimit Epidemiologjik dhe Shëndetit Mjedisor, profesion që e ushtron nga viti 2019 e vazhdim.

[totalpoll id=”285428″ screen=”results”]

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu