Piku i punëve në bujqësi/ Asnjë pikë ujë në kanalin që lidh gjysmën e fshatrave të Peqinit

0

Kur është piku i punëve në bujqësi dhe fermerët kanë nevojë për vaditjen e tokave, asnjë pikë uji nuk është lëshuar në kanalin vaditës që lidh dhjetëra fshatra të gjysmës së bashkisë Peqin.

Bëhet fjalë për kanalin ujitës që nis nga fshati Shezë e përfundon në Rrogozhinë.

Ky kanal vadit tokat e dy njësive administrative, Shezës dhe Gjocajt. bëhet fjalë për gjysmën më pjellore të fushës së luginës së Shkumbinit.

Aktualisht tek kjo fushë janë mbjellë qindra hektarë me drufrutorë, kryesisht pjeshka, por edhe sera dhe bimë të tjera bujqësore.

Fermerët ankohen se po u thahen prodhimet dhe se gjithë mundi i një viti po u shkon dëm.

Ata po sigurojnë ujë me metoda të tjera mjaft të vështira duke shfrytëzuar ujin e përrenjve apo edhe të lumit Shkumbin.

Se për çfarë paguhen specialistët e Drejtorisë së Bujqësisë, të njësive vendore apo edhe të bashkisë këtë kjo qeveri e di.

Një fermer shprehet se tani kur u nevojitet uji, nuk ka asnjë pikë në arë. ‘Rrezikojmë të na thahen serat dhe drufrutorët. Askush nuk don tia dijë. Mirë plehrat dhe nafta shtrenjtë. Po uji i Shkumbinit kujt i dhimbset. Situatë absurde. Për çfarë i paguan njerëzit ky shtet. Ky vetëm shtet nuk është’, thotë fermeri për Infowebtv.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu