Plagosën dhe rrahën policin , arrestohen 3 vëllezërit. I katërti në kërkim

0

Policia e Beratit ka vënë në pranga 3 persona, ndërsa ka shpallur në kërkim vëllain e tyre.

Sipas uniformave blu, bëhet fjalë për shtetasit G.M., 38 vjeç, M.M., 42 vjeç dhe A.M., 40 vjeç si dhe u shpall në kërkim vëllai i tyre shtetasi A.M.

“Këta shtetas gjatë një konflikti për motive të dobëta i kanë shkaktuar dëmtime të lehta shtetasit A.M dhe bashkëshortes së tij shtetases O.M.

Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, vëllezërit kanë dhunuar, goditur dhe kanë tentuar ti marrin armën e shërbimit njërit prej punonjësve të policisë dhe gjatë konfrontimit fizik dyshohet se arma ka kryer qitje të pavullnetshme ku është plagosur në këmbë punonjësi i policisë J.Xh, i cili pasi mori mjekim në Spitalin Rajonal Berat u transportua për në Spitalin e Traumës Tiranë, për ndihmë mjeksore më të specializuar”, njofton Policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu