Plagoset me dy plumba një person në rrugën e Elbasanit, dyshohet që autori të ketë përdorur silenciator

0

Një plagosje me armë ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën e Elbasanit në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur pranë Piramidës në kryeqytet, ndërkohë që burimet kanë siguruar dhe foton nga vendngjarja, ku i plagosuri shihet i shtrirë në trotuar.

Dyshohet se plagosja është kryer me armë me silensiator, dhe për këtë qytetarët nuk e kanë kuptuar fillimisht atë që ka ndodhur.

Mësohet se personi ka marrë dy plumba, ndërsa burime bëjnë me dije se i plagosuri ndodhet në gjendje kritike për jetën, pasi e plumbat nuk e kanë prekur në organet jetike.

Nuk dihet ende identiteti i personi që është qëlluar teksa ka qenë duke ecur në këmbë, ndërkohë që në zonë ka shumë biznese, të cilat kanë kamera sigurie, që pritet të mundësojnë zbardhjen e ngjarjes.

Kanë qenë qytetarët ata që kanë lajmëruar Policinë për qytetarin e plagosur, pasi e kanë parë të shtrirë në trotuar, ndërkohë që po punohet për identifikimin e autorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu