Plagosi dy persona në Malësi të Madhe/ Zbardhet dëshmia e autorit: U vetëmbrojta, mendova se ishin të armatosur

0

MALËSI E MADHE- “E bëra në kushtet e vetëmbrojtjes”. Kështu ka deklaruar në Polici Lul Rakaj, i cili u arrestuar të dielën pasi plagosi me armë zjarri dy persona në Vrakë të Malësisë së Madhe.

Gazetari i ABC News, Simon Shkreli raporton se Rakaj në dëshminë e dhënë para oficerëve të Policisë Gjyqësore, është shprehur se ka patur një debat një javë më parë mes nipit të tij dhe dy personave të plagosur.

Ai ka deklaruar se ka shkuar për t’u sqaruar dhe në momentin e takimit të tyre në zonën e Vrakës, fillimisht ka patur një konflikt verbal dhe pastaj Rakaj ka qëlluar me armë zjarri duke i plagosur Besmir Qofi dhe Avenir Hasanaj.

“E bëra në kushtet e vetëmbrojtjes, sepse kisha frikë se ishin të armatosur”, ka deklaruar ai.

Gazetari Shkreli raporton se në vendin e ngjarjes janë gjetur 15 gëzhoja pistolete, që dyshohet se janë shkrepur nga Lul Rakaj.

Lul Rakaj nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai ka një të shkuar të errët, pasi rreth 13 vite më parë ka ekzekutuar më armë zjarri Kolë Mushku në Hot të Malësisë së Madhe.

Kjo ngjarja ka patur si motiv gjakmarrjen, pasi shënjestra e tij Kolë Mushku i kishte vrarë babain, Lul Rakajt.

Njëri prej të plagosurve, që mbeti dje në Malësi të Madhe është transportuar këtë të hënë drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet në gjendje të rendë shëndetësore, kurse tjetri, siç konfirmojnë mjekët, aktualisht ndodhet në gjendje të stabilizuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu