Plagosja me armë, policia me reagim zyrtar: Tre personat e përfshirë në konflikt ndodhen në spital

0

VORË- Policia ka reaguar lidhur me plagosjen e ndodhur pasditen e sotme në Vorë. Bëhet me dije se gjatë një konflikti në një servis në Marikaj, është plagosur me armë zjarri 28-vjeçari, Xhuliano Shkurti dhe me sende të dy vëllezërit me mbiemrin Mara. Këta të fundit janë goditur me sende të forta nga Shkurti.

Përplasja fizike mes tyre dyshohet se ka ndodhur pas një debati që lidhej me pjesët e këmbimit të makinave. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

JOFTIMI I POLICISË:

Vorë/Informacion paraprak

Më datë 15.10.2024, në një servis në Marikaj ka ndodhur një konflikt midis disa shtetasve. Gjatë konfliktit është dëmtuar në këmbë, dyshohet me armë zjarri, shtetasi Xh. Sh., 28 vjeç, dhe me sende të forta shtetasit A. M., 35 vjeç, dhe F. M., 37 vjeç.

Të tre këta shtetas ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po punojnë për shoqërimin e shtetasve të përfshirë në konflikt ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu