Plagosje me armë zjarri në Kuçovë/ 24-vjeçari dërgohet te Trauma, në kërkim autori

0

KUÇOVË- Ngjarja ka ndodhur në rrugën e lagjes “1 Maji” në këtë qytet, ku autori me inicialet L.S ka qëlluar disa herë me pistoletë në drejtim të Donald Grymshit. I plagosuri është transportuar në gjendje të rëndë drejt Spitalit Rajonal Berat,ku pasi ka marrë ndihmë e parë mjekësore është transportuar drejt Traumës në Tiranë.

Mjekët e spitalit të Beratit konfirmojnë se plagosuri kishte humbur shumë gjak dhe ishte në gjendje kritike për jetën.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes dhe motivi se përse 24-vjeçari i plagosur Donald Grymshi ndodhej në qytetin e Kuçovës mesnatën e djeshme,pasi është shtetas me banim në Tiranë.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie,që po kryejnë edhe kqyrjen e vendit të ngjarjes,ndërkohë që po punohet për kapjen e autorit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu