Mbahet nesër seanca gjyqësore për dy anëtarët e arrestuar të bandës së Erion Alibejt, të cilët akuzohen se po planifikonin një atentat. Bëhet fjalë për Arsen Preçin dhe Arben Spahiun, ky i fundit kunati i Alibejt, të cilët do të dalin para togave të zeza në orën 12:00, për t’ju komunikuar masa e sigurisë. Preçi dhe Spahiu thuhet se janë dy njerëzit e besuar të Alibejt, i cili ndodhet në burg, pasi akuzohet se ka porositur vrasjen e Emiljano ramazanit dhe Regis Runaj.
Kujtojmë se disa prova që u gjetën pranë një BMW-je të braktisur në Elbasan pak ditë më parë, ishin në një kosh plehrash. Në këtë vend u gjetën doreza, këpucë, një pistoletë, një patentë dhe një pasaportë greke me foton e Arben Spahisë si dhe një çelësi i BMË-së brenda se cilës u zbuluan armë dhe benzinë. Burime të besuara thanë se grupi kriminal pasi dështoi të ekzekutonte shënjestrën, tentoi të zhdukte provat. Kështu, që Arben Spahiu, pastroi shtëpinë dhe hodhi sendet ne kosh ku u zbuluan nga policia. Nuedin Dumani ka folur dhe për përfshirjen e Alibejt në vrasjen e dy vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia.
Erion Alibej i njohur me nofkën “krymi” sipas prokurorisë i urdhëroi krimet në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e vëllait të tij, Endrit Alibej, i njohur si Tarzani i cili u ekzekutua në atë që njihet si masakra e Bradasheshit, bashkë me xhaxhait Arben Dylgjeri dhe 1 shtetas turk, ngjaje për të cilën deri më tani është shpallur në kërkim Kel Kamani, i njohur si Keli Kicit.
Grupi kriminal i drejtuar nga Erion Alibej është në konflikt me grupin kriminal të drejtuar nga vëllezërit Franc e Hajdar Copja, të cilët ndodhen në Dubai. Në përplasjen mes dy grupeve u ekzekutua në Belgjikë Arjan Spahiu i njohur si Arjani Vogël, që konsiderohej si “financier” i grupit Alibej.