Plas sherri në kryeqytet, qytetari dërgohet me urgjencë në spital

0

Një konflikt ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ku persona të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta shtetasin J.M.

Për pasojë ky i fundit është dërguar me urgjencë në spital ku ka marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që Policia po heton për kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Pritet që të merret dëshmia e personit të plagosur, që të mund të çojë në identifikimin e autorëve që e qëlluan me sende të forta.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Me datë 19.02.2021, në Bllok, gjatë një konflikti për motive të dobëta, persona ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta shtetasin J. M., i cili pas marrjes së mjekimit doli nga spitali.  Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu