Plot 350 kilogramë kokainë të sekuestruara në portin e Pireut, e fshehur mes thasëve me kafe

0

Një sasi prej 350 kilogramësh kokainë është sekuestruar në portin e Pireut në Greqi, e fshehur mes thasëve me kafe.

Mësohet se kontenieri me kafe ishte nisur nga Guatemala, ndërsa finalizimi i aksionit është bërë në bashkëpunim me DEA-n amerikane.

Operacioni vijon ende nga policia e Athinës në bashkëpunim me DEA Amerikane, ndërkohë që nuk dihet ende nëse ka persona të arrestuar si përgjegjës për trafikun e kokainës.

Porti i Pireut është më i madhi në Greqi, ku kalojnë një numër shumë i madh  kontenierësh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu